Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori zyrtarisht të pandehur biznesmenin Elman Abule duke i komunikuar akuzën “pastrim parash” , ndërsa i komunikoi edhe mbylljen e hetimeve për dosjen “Veliaj”. Abule i cili mbahet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” u paraqit së bashku me mbrojtësen ligjore Romina Zano, teksa pas daljes nga ambientet e SPAK nuk dha asnjë koment për mediat.