SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe Alma Kaçin. Në përfundim të hetimeve paraprake Prokuroria e Posaçme, ka vendosur t’i drejtohet me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq.