Reagimin e parë nga opozita për ndryshimet në Qeveria e bëri Lulzim Basha. Kreu i grupit të quajtur demokratët euroatlantikë tha përmes një postimi në rrjetet sociale se ndryshimet e propozuara nga Edi Rama nuk kanë për qëllim mirëqeverisjen e vendit, por mbrojtjen e pushtetit personal të Kryeministrit.