Top News – Mbushën Londrën me kokainë, ‘DailyMail’: Ngritja dhe rënia e dy vëllezërve shqiptarë
21/10/2025 10:48

“Daily Mail” u ka kushtuar një shkrim dy vëllezërve shqiptarë, të cilët sipas tabloidit britanik të njohur për artikujt me doza të larta antishqiptare, nga azilkërkuar ngritën në Britaninë e Madhe një perandori droge me vlerë mbi 400 milionë euro. Artikulli i kushtohet vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ku tabloidi britanik paraqet historikun se si u shndërruan ata nga azilkërkues dhe punonjës lavazhesh në drejtues të një grupi të strukturuar kriminal përgjegjës për trafikun e të paktën 6 tonëve kokainë në Britaninë e Madhe. DailyMail përshkruan jetën luksoze të dy vëllezërve, që për vite me radhë jetuan mes Londrës, Francës së Jugut, Shqipërisë dhe Dubait. Aty flitet për jahtet dhe vilat e zotëruara prej tyre, teksa shkruhet edhe për arrestimin nga SPAK në korrik të këtij viti në një operacion kundër grupit të tyre. SPAK e zbërtheu grupin kriminal ku ishin pjesë vëllezërit Hoxhosmani falë komunikimeve në Sky dhe Encrochat. Prokuroria e Posaçme kishte nisur hetimet për grupin kriminal që kishte planifikuar atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja dhe gjatë këtyre hetimeve u zbulua edhe ky grup. Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe vëllezërit Hoxhosmani ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Aktiviteti i tyre, sipas SPAK ka kulmuar në vitin 2020.

Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28