Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e kësaj të diele një takim me strukturat e PD në degën numër 9 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij ai hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kërkoi nga qytetarët që t’i bashkohen protestës së 23 dhjetorit, për të bllokuar Tiranën në shenjë të mosbindjes civile. Kërkesa kryesore e demokratëve vijon të mbetet krijimi i një qeverie teknike që çon vendin në zgjedhje.