Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim takoi këtë të martë ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Tëitter, diplomatja amerikane dha detajet nga takimi. “U takova me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin mes Shqiperise dhe SHBA-se për mbrojtjen, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike te Shqiperise. Udhëheqësit amerikanë- duke përfshirë Shefin e Mbrojtjes amerikane në takimin ministror të NATO-s në tetor – e kanë bërë të qartë se ne dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.