“Roli dhe detyrat e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me përfaqësues të institucioneve të sektorit publik. Aktiviteti kishte për qëllim përshkrimin e detajuar mbi rolin dhe përgjegjësitë në zbatim të ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.