Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacioneve të klasifikuara. Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier. Ky i fundit e ka vlerësuar këtë ngjarje si arritje historike. Sipas Ambasadës amerikane, përmes kësaj marrëveshjeje, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë detyrime për t’i mbrojtur informacionet e klasifikuara të njëra-tjetrës, duke e hapur rrugën për shkëmbimin e tyre.