Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka hartuar një plan masash të përbashkët për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës, që janë të ekspozuar përkundrejt cfarëdo forme keqtrajtimi e shfrytëzimi. Ky plan masash ka si qëllim të parandalojë dhe trajtojë këtë fenomen, gjithnjë e më shqetësues, e po ashtu të bëjë të mundur dhënien e ndihmës së menjëhershme, si dhe referimin e rasteve në organet kompetente.