Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetrin, teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhitomir të Ukrainës, bëri të ditur Byroja Shtetërore e Hetimeve të shtunën. Tre pilotët që gjendeshin në avionët e llojit L-39 vdiqën gjatë incidentit që ndodhi qytet rreth 140 kilometra në perëndim të Kievit, tha Byroja.