Një specie e rrallë e Ariut të Murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti. Raportohet se fillimisht ariu është parë nga banorë të zones, të cilët e kanë dërguar videon pranë autoriteteve, për të bërë të mundur lirimin e kafshës.