Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga Mbreti Karl në Londër, bashkë me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur kreu i qeverisë shqiptare dhe udhëheqësit e tjerë të vendeve të rajonit, përfshirë këtu Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i japin dorën Mbretit, ndërsa prezent në sallë është dhe kryeministri i britanik, Keir Starmer. Mbreti Karl ka mirëpritur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Londër, për bisedime mbi emigracionin, sigurinë dhe rritjen ekonomike. Në londër mbahet takimi i radhës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor me udhëheqësit e Bashkimit Europian në kuadër të procesit të Berlinit. Diskutimet do të përqëndrohen mbi ecurinë e këtij procesi, të nisur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Qëllimi i idesë së Merkel ishte përforcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përgatitja e tyre përmes investimeve në infrastrukturë dhe ekonomi për një anëtarësim të mundshëm në BE.