Mbretëresha Elizabetë i ka dërguar një mesazh urimi popullit të Koresë së veriut në ditën e tyre kombëtare. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Pallatit të Bakingamit. Mesazhi u dërgua në emër të mbretëreshës, sic ka ndodhur edhe më parë dhe është një praktikë standarte në ditët kombëtare të vendeve të tjera të botës – shtoi pallati.