Top News – ‘Mbolli’ shkatërrim dhe vdekje / Bilanci i uraganit rëndohet, 28 viktima në Xhamajkë
02/11/2025 16:45

Numri i personave që kanë humbur jetën në Xhamajka si pasojë e uraganit Melissa është rritur në 28, njoftoi kryeministri i vendit të Karaibeve. Andreë Holness konfirmoi nëntë vdekje të tjera, duke shtuar se kishte raportime për viktima të mundshme që ende po verifikohen cka edhe sugjeron se shifra mund të rritet ende. Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe agjencitë e ndihmës kanë pasur vështirësi të arrijnë në pjesë të caktuara të ishullit pas stuhisë për shkak të rrugëve të bllokuara, mbeturinave dhe përmbytjeve. Uragani i kategorisë pesë, më i forti i mundshëm, ka shkaktuar dhjetëra vdekje në të gjithë Karaibet, duke sjellë erëra të fuqishme dhe rrëshqitje dheu në Kubë dhe Haiti. Shkalla e plotë e shkatërrimit që Melissa shkaktoi në Xhamajka është bërë e qartë vetëm në ditët e fundit, pasi uragani shkatërroi sistemet e komunikimit dhe energjinë elektrike në pjesën më të madhe të ishullit. Komunitetet në pjesën perëndimore të ishullit, si Black River dhe Montego Bay, kanë parë shkatërrimin më të madh. Imazhe që tregojnë ndërtesa të rrafshuara me tokën, mbeturina dhe sende të shpërndara në rrugë dhe lagje të tëra ende nën ujërat e përmbytjeve, janë publikuar në rrjet. Kryqi i Kuq thotë se 72% e njerëzve në të gjithë Xhamajkën ende nuk kanë energji elektrike dhe rreth 6,000 janë në strehimet emergjente. Zyrtarët xhamajkanë konfirmuan për agjencinë e lajmeve AFP se po ngriheshin spitale tokësore për të trajtuar njerëzit në zonat më të prekura në perëndim. Ndihma që arrinte tek ata që kishin nevojë fillimisht u pengua nga mbyllja e përkohshme e aeroporteve të Xhamajkës. Tani që ndihma po mbërrin në vend, rrëshqitjet e dheut, linjat e rrëzuara të energjisë dhe pemët e rrëzuara i kanë bërë disa rrugë të pakalueshme duke e vështirësuar shpërndarjen e saj. Melissa është bërë stuhia më e fuqishme e regjistruar ndonjëherë që ka goditur Xhamajkën dhe një nga më të fortat që është parë në Karaibe. Në kulmin e tij, uragani kishte erëra me shpejtësi 295 km/orë. Të paktën 31 persona janë vrarë në Haiti si pasojë e uraganit Melissa, ndërsa të paktën dy vdekje janë raportuar në Republikën Dominikane. Në Kubë, mijëra njerëz janë evakuuar pasi më shumë se 60,000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.

Top Channel/ ‘I kemi ndryshuar faqen Shqipërisë’, Rama: Në Kashar duhet edhe shkollë tjetër, por…
02/04 17:06
Top Channel/ Integrimi, Rama: Atë që opozita i ka bërë këtij vendi s’ja ka bërë askush, një mik…
02/04 17:05
Top Channel/ Qytetarja në njësinë 14 ja thotë në sy Ramës: Më pëlqen mënyra se si ju i qaseni…
02/04 17:05
Top Channel/ ‘Legalizimet nuk janë ndalur’, Rama në Njësinë 14: Nuk mund të bëjmë një piramidë…
02/04 17:05
Top News – ‘U kërcënova me jetë’. Propozimi i Ballës për 2 prillin, tensione në sallë
02/04 16:58
Top Channel/ “Do të rrjep si kec”, sherr në Kuvend, Noka godet Ballën me bidon uji
02/04 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon ndryshimin e ‘rendit të ditës’, Kuvendi voton kundër
02/04 16:54
Top Channel/ “S’të vjen turp”, opozita bllokon foltoren kërkojnë fjalën, Peleshi: Jemi në votim
02/04 16:54
Top Channel/ Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala tregon shifrat
02/04 15:34
Top Channel/ 78-vjeçari korçar gjendet i pajetë me shenja dhune, dyshohet se e kanë eliminuar
02/04 15:33
Top News – Van Horn e Shefqet Kastrati inspektojnë ‘Rapid Scan 3D’, teknologjia amerikane në TIA
02/04 15:25
Top Channel/ TIA me teknologji të SHBA, Vanhorn vlerëson investimet e “Kastrati”
02/04 15:21
Top News – ‘Këshilli i Sigurisë…këshillon Presidentin.’ Begaj: Jo koha për ta mbledhur
02/04 15:21
Top Channel/ Alarmi i SHBA për sulme në Shqipëri, autoritetet rrisin vigjilencën
02/04 15:08
Top News – Deklarata për hapjen e Hormuzit / Shqipëria dhe Kosova i bashkohen nismës britanike
02/04 14:56
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top News – ‘Korrupsioni, nuk jemi aq keq!’ Rama: Është perceptim! Shqipëria, më mirë se kurrë
02/04 14:51
Top News – ‘Mbylli dyert e Evropës’. Berisha në Shkodër: Sheshet janë rruga e vetme e opozitës
02/04 14:21
Top News- I vetëm prej 25 vitesh/ I moshuari gjendet pa jetë në banesë, dy pistat e hetimit
02/04 13:52
Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31