Një rast I kultivimit të bimëve narkotike u godit nga policia e Mirditës ndërsa u arrestua si autor I dyshuar një 51-vjeçar. Aksioni u zhvillua në kuadër të planit operacional Koordinata, në fshatin Bisakë, ku gjatë kontrolleve u zbulua një parcelë me 22 bimë kanabisi.