Policia e Kurbinit ka finalizuar një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar antikanabis “Koordinata”. Në fshatin Shpërdhet, shërbimet e Komisariatit, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e zonës, kapën në flagrancë dhe një 23 vjeçar, banues në këtë fshat.