168 bimë narkotike cannabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Armen, në kuadër të megaoperacionit policor anticannabis i koduar “Territor i pastër”. Uniformat blu kanë identifikuar dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar 51 vjeçar të kultivimit të bimëve, njëkohësisht edhe pronar i tokës.