Tre vëllezër u shpallën në kërkim nga policia e Shkodrës, nën dyshimin se kultivuan një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis në Velipojë. Shëbimet e policisë gjetën në vendin e quajtur “Maja e Zezë” 24 mijë e 759 bimë kanabis, sasi të cilën e asgjësuan përmes djegies.