Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë organin e saj më të lartë partiak, Kuvendin Kombëtar. 5703 delegatë mbushën Pallatin e Kongreseve nga 7000 që ishin njoftuar. Në pallatin e kongresit, kuvendimi i demokratëve filloi rreth orës 11 me fjalimin e kryetarit Basha, fjalim të cilit i parapriu një minutë heshtje për viktimat e koronavirusit. Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha nënvizoi faktin se pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme, Partia Demokratike ka dalë më e fortë dhe më e bashkuar.