Bledi Çuçi mblodhi për herë të parë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Burimet nga ky grup bëjnë me dije se në fokus të diskutimit mes deputetëve socialistë kanë qenë shqetësimit e konstatuara prej tyre në terren dhe zonat ku ata janë të deleguar. Një pjesë e mirë e deputetëve kanë përcjellë në këtë takim shqetësimet e ngritura nga banorët e zonave të tyre për Kadastrën dhe aplikimet online, çështjen e pensioneve dhe investimet në infrastrukturë.