Është mbledhur forumi vjetor i enteve rregullatore të vendeve të Detit të Zi, ku temat kryesore të diskutimit kanë qenë sfidat e licensimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi si dhe edukimi mediatik i publikut. Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, teksa ka drejtuar panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital”, vuri theksin tek rëndësia që ka edukimi mediatik i publikut.