Sot 43 shefat e policive të kryeqyteteve evropiane janë mbledhur në Tiranë, në kuadër të konferencës për thellimin e bashkëpunimit për të rritur parametrat e sigurisë mes vendeve. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh në këtë takim se Shqipëria pati një transformim në mënyrën sesi ka ndikuar për të luftuar krimin e organizuar brenda dhe jashtë kufijve.