Në Malin e zi është mbajtur Konferenca e nivelit të lartë në Transport, ku kanë qenë të pranishëm ministrant e Transportit të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të Komisionit Europian. Takimi kishte si qëllim përmirësimin e transportit në të gjithë rajonin. Ministrja Belinda Balluku tha se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal që mbështet projekte të përbashkëta konkrete jo vetëm për zhvillimin e infrastrukturës mes vendeve, por edhe për shmangien e radhëve në kufij të kalimit të qytetarëve dhe mallrave.