Karrigia e numrit dy të qeverisë dhe e ministrisë me peshën më të madhe buxhetore, mbeti bosh në mbledhjen e kësaj të mërkure. Duket se kjo do të jetë panorama e kabinetit qeveritar deri në momentin kur Gjykata Kushtetutese të vendosë pikat mbi i. Shefi i ekzekutivit, Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për herë të parë pas vendimit gjyqësor që pezullon Belinda Ballukun nga funksionet ministrore duke i hequr asaj të drejtë e firmës. Vendim, i cili u pasua me institimin e kryeministrit që vendin e Ballukut në qeveri të mos e zerë askush tjetër, të paktën derisa të shprehet Kushtetutesja.