Beogradi dhe Prishtina zyrtare, të fokusohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian. Ishte ky mesazhi i kryeministrit Edi Rama, drejtuar Kurtit dhe Vuçiçit, të cilët një ditë më parë në këshillin e sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u përplasën për shkak të vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës, për ndalimin e dinarit serb.