Top News ka zbardhur detaje të reja nga grabitja e pikës së këmbimit valutor, në zonën e Astirit në Tiranë. Autori që grabiti 40 mijë euro në pikën e kambimit valutor, prej ditësh qarkullonte në këtë zonë, në pika të ndryshme Exchange, ku interesohej për kursin e këmbimit, por në fakt ai po mbikqyrte ambientet e bizneseve, për të pikasur njërin prej tyre.