Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka si detyrë ruajtjen e sigurisë në vend dhe vazhdimisht kryen patrullime në tokë dhe në ajër, vecanërisht mbi veriun e Kosovës. Ekipi i agjencisë franceze të lajmeve, AFP, po shoqëron këtë të martë patrullimin e radhës me helikopter, mbi Mitrovicën e veriut.