Gjatë muajit gusht, Policia e Shtetit ka zhvilluar 90 operacione policore dhe janë arrestuar 664 persona për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 61 ishin të shpallur në kërkim. Sakaq në kuadër të sezonit veror janë ndihmuar pushuesit dhe turistët në situata të ndryshme dhe ka ndërhyrë në raste zjarresh, ku gjatë evakuimit të banorëve janë dëmtuar 5 efektivë policie. Në total janë sekuestruar rreth 23,200 bimë dhe fidanë kanabis,340 kg lëndë narkotike,2 kg kokainë dhe 35 armë zjarri dhe mjete të tjera të rrezikshme.