Mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 160 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një diskotekë në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në qytetin e Koçanit në lindje të vendit. Në momentin e shpërthimit të flakëve në ambientet e diskotekës ndodheshin rreth 1500 persona, që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e një grupi të njohur maqedonas.