Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në pikën e kalimit kufitar. Sekuestrohen 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, drejtues të automjeteve ku u gjetën paratë dhe mallrat.