Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpenzuar gati 60 milionë euro në dy zgjedhjet e fundit, ato parlamnentare të vitit 2021 dhe zgjedhjet vendore të vitit të kaluar. Barrën kryesore të kostos e mban përdorimi i teknologjisë në proces. Identifikimi elektronik u prezantua në të gjithë vendin në vitin 2021, ndërsa votimi elektronik u pilotua fillimisht në njësinë numër 10 në Tiranë për zgjedhjet parlamentare dhe më pas në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë për zgjedhjet lokale të 2023.