Fluks udhëtarësh dhe radhë e gjatë automjetesh, ishte kjo panorama që ofroi këtë të shtunë pika kufitare e Kapshticës. Njëssoj si një ditë më parë, numri i automjeteve që pret në radhë për të hyrë në territorin shqiptar është i lartë. Përgjatë 24 oëve të fundit, vetëm në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, kanë hyrë 5 mijë e 612 shtetas, të cilët drejtohen drejt atdheut për të festuar Pashkët Ortodokse.