Krimet mjedisore tashmë mund të denoncohen dhe në aplikacionin komisariati dixhital. Kjo rubrikë tashmë do të jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim me drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.