Vijon të rritet në përmasa tepër të frikshme bilanci i viktimave në Marok, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.8 Rihter që goditi rajonin e Marrakeshit 3 ditë më parë. Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve, mbi 2800 persona kanë humbur jetën, teksa mijëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.