Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët e Maratonës dhe vullnetarët, për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e eventit sportiv. Ai u shpreh se Maratona e Tiranës do të jetë një festë sportive, jo vetëm për garuesit, por edhe për qytetarët e Tiranës, sidomos këtë herë që Tirana mban titullin "Qyteti Europian i Sportit 2023". Veliaj tha se vendi i parë fitues do të marrë 5 mijë euro, vendi i dytë 3 mijë euro dhe vendi i tretë 2 mijë euro,