Një autobus që ishte nisur nga Bari drejt Portit të Durrësit u ndalua nga policia kufitare e vendit tonë, pasi në të u identifikua një shumë kartmonedhash euro, të fshehura në tavan, të cilat ishin të padeklaruara. Autobusi në pronësi të shtetasit Leonard Nikolli kaloi për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë, pasi në sistem figuroi se në të fshihej një shumë eurosh.