Prishtina ka shpallur gjendjen e emergjencës e shkak për këtë është bërë situata me menaxhimin e mbetjeve. Kosha të stërmbushur e mbeturina të hedhura përtokë duke krijuar pirgje plehrash është situata me të cilën përballet kryeqyteti i Kosovës, çka ka shtyrë kryebashkiakun Përparim Rama, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme deri në zgjidhjen e kësaj situate.