Gjykata e Durrësit zhvilloi gjyqin për 20 të akuzuarit për dosjen e mbetjeve të rrezikshme të Kurum, ku caktoi dhe masat e sigurisë. Kështu u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg për 8 të akuzuar, ndërkohë në arrest shtëpie u lanë 5 ndërsa për shtatë të tjerët u la në fuqi masa detyrim paraqitje. Gjyqi zgjati disa orë ndërsa togat e zeza u njohën me të gjitha provat e paraqitura nga prokuroria e Durrësit. Njëri nga avokatët, Tritan Hamitaj, tha se vendimin do ta apelojnë.