Një 28 vjecar i cili kishte mbetur prej 10 orësh në mes të detit, për shkak të një defekti teknik që kishte pësuar mjeti lundures Jet Ski, u shpëtua nga forcat policore. Operacioni i kërkim-shpëtimit angazhoi shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, me 3 mjete lundruese.