Bashkitë do të inventarizojnë dëmet e shkaktuara nga zjarret në çdo fshat: sa rrënjë ullinjsh, sa kullota, sa objekte apo zona të mbrojtura janë dëmtuar; dhe për pas do të ketë mbështetje qoftë në rivitalizimin me të mbjella apo edhe me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtitë. “Jemi duke vlerësuar nevojën për ushqim. Është mundësuar që furnizimi me bazë ushqimore të realizohet në kohë rekord, për bagëtitë janë shpërndarë 20 tonë, dhe kemi një kapacitet prej 100 tonë. Do i kërkoja strukturave të bëjnë evidentimin e nevojave për bazë ushqimore. Është një sipërfaqe toke prej 29 mijë hektarë, që përfshijë kullota dhe të mbjella. Po mendojmë një paketë mbështetëse për të realizuar rivitalizimin me të mbjella.” Ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi planin e masave për reagimin e shpejtë në rast zjarresh, ku përfshihet ndërtimi i katër qendrave rajonale të emergjencave civile, rinovimi i flotës dhe blerja e dy avionëve zjarrfikës.