Ministria e Punëve të JAshtme e Serbisë, ka reaguar se është e shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi për pavarësinë e Kosovës dhe lobimin aktiv për anëtarësimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare. Reagimi nga Serbia, mbërriti pas reagimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ministri malazez, deklaroi se “Mali i Zi do të japë mbështetje të qartë kur të ngrihet çështja nëse Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian apo e Këshillit të Evropës”.