Për herë të parë, në ambientet e Bankës së Shqipërisë u mblodh Konstituenca e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare. Në fjalën e tij, Rama nënvizoi objektivin e Shqipërisë për ta shndërruar Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë.