Kryebashkiaku Erion Veliaj priti në Bashkinë e Tiranës kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ku folën për mbështetjen që Austria i ka dhënë Shëipërisë për tu integruar në Bashkimin Evropian. “Ishte një kënaqësi e veçantë që kryetari i Parlamentit të Austrisë ishte në Tiranë. Austria është një nga vendet më miqësore, më promovuese, avokate e Shqipërisë dhe si një avokate e denjë Viena, Austria ka qenë një nxitëse e një Tirane, e një Shqipërie që zhvillohet, që bashkohet me familjen europiane dhe që e konsideron Europën një destinacion brenda nesh dhe jo një destinacion ku ne largohemi. Ndaj dhe jam shumë mirënjohës”.