Studentët në Serbi po vazhdojnë protestat duke shprehur edhe njëherë pakënaqësitë ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç. Në Novi Sad edhe këtë të premte mijëra të rinjë u mblodhën ndërsa mbajtën një minutë heshte në shenjë nderimi për viktimat e stacionit hekurudhor. Por protesta u shoqërua me incidente. Pasi një makinë përplasi disa prej të rinjëve. Pamjet u publikuan në platformën X nga nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiç