Top News – Mbështetën ‘armikun’ e Erdoganit / Turqi, arrestohen 37 persona për postimet në internet
20/03/2025 14:36

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona për shkak të postimeve “provokuese” në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, njoftoi Qeveria turke të enjten. Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij një “tentativë për të goditur presidentin tonë të ardhshëm”. Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe në kampuset universitare në qytete të ndryshme, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara, për të protestuar me slogane kundër Qeverisë, pavarësisht se autoritetet i ndaluan protestat për katër ditë menjëherë pas arrestimit të Imamoglu. Autoritetet turke identifikuan 261 llogari në mediat sociale, duke përfshirë 62 jashtë vendit, që mbanin "postime provokuese që nxisin krim dhe urrejtje" pas arrestimit të Imamoglu, dhe po vazhdojnë përpjekjet për të gjurmuar të dyshuarit e mbetur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, në platformën X. Ministri shtoi se 18.6 milionë postime rreth Imamoglu u shpërndanë në X brenda 24 orëve nga ndalimi i tij. Imamoglu, 54 vjeç, kryeson para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi. Përveç ndalimit të protestave, autoritetet mbyllën disa rrugë dhe kufizuan aksesin në disa rrjete sociale. Turqia gjithashtu sekuestroi një kompani ndërtimi që është në bashkëpronësinë e Imamoglu dhe një kompani tjetër në pronësinë e tij. Shumica e 105 personave të arrestuar bashkë me Imamoglun janë pjesë e stafit të bashkisë së Stambollit.

Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49