Shqipëria është përfshirë nga një rënie e fortë e temperaturave në mbarë vendin, ku në juglindje dhe verilindje të vendit termometri ka shënuar edhe zero gradë celcius. Rënia e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në zonat malore të Korçës dhe të qarkut të Dibrës. Në Dardhë, trashësia e dëborës ka arritur deri në 6 centimetra, ndërsa janë zbardhur edhe fshatrat Shtyllë, Lekas, Voskopojë e Panarit, ku ka arritur deri në 20 centimetra trashësi.