Ka mbërritur mëngjesin e së mërkurës nga Ukraina në pjesën e jashtme të portit të Durrësit anija ‘Jaohar Ranim’ me 6 mijë ton grurë. Anija u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për t’I lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës