Autoritetet Italiane dhe shqiptare janë vënë menjëherë në lëvizje për zbatimin e vendimit të gjykatës së Apelit të Romës në lidhje me emigrantët. Anija e rojës bregdetare italiane ka mbërritur në portin e Shëngjinit, për marrjen e 43 emigrantëve të cilët po qëndrojne në kampin e Gjadrit prej ditës së martë. Ata pritet të sillen në Shëngjin dhe të nisen menjëherë drejt Italisë.