Këtë të premte ka mbërritur sasia e parë e vaksinave Pfizer, në Kosovë, doza këto të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ashtu sic ishte premtuar, qeveria amerikane dërgoi 35 mijë e 100 doza të vaksinës anti covid. Dërgimi I këtyre dozave u bë në kuadër të programit Covax, I cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në 92 shtete të varfra, në mënyrë që njerëzit të imunizohen dhe të ulet mundësia e fataliteteve.