Vatra e zjarrit në Malin e Cikës është shuar plotësisht pas gjashtë ditësh dhe kjo falë ndërhyrjes së dy avionëe të vegjël të cilët ndihmuan në izolimin e flakëve dhe në stabilzimin e tyre. Edhe lagështira dhe vesa mëngjesin e kësaj të shtunë, ndihmuan po ashtu në fikjen e plotë të zjarrit, i cili prej 6 ditësh ka djegur mbi 80 hektarë shkurre, pemë dhe bimësi të tjera.